Atalanta fitoi 3-0 kundër Juventusit, duke siguruar një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Me këtë sukses, bergamaskët eliminuan një prej pretendentëve kryesorë, të cilët tashmë do të përqendrohen vetëm te gara për një biletë në Champions në Serie A.
Scamacca zhbllokoi rezultatin falë një penalltie në minutën e 27-të. Triumfi u vulos në fraksionin e dytë të lojës, me rrjetat e Sulemana në të 77-ën dhe Pasalic në të 85-ën. Meritë të jashtëzakonshme në këtë ndeshje kishte edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Së bashku me Ederson dhe De Roon, ai ishte lojtari me notën më të lartë, duke u vlerësuar me 7 për performancën e realizuar. Në analizën e paraqitjes theksohej se “si zakonisht mbrojtësi dhuroi një ndeshje solide dhe të kujdesshme. Është lloji i lojtarit me të cilin trajneri mund ta bëjë gjumin të qetë. Në startin e pjesës së dytë të lojës realizoi një rikuperim shpëtimtar”.
Falë garancisë së Gjimshitit, Atalanta siguroi vendin mes katër më të mirave të turnout. Tashmë bluzinjtë i pret sfida me fituesin e duelit ndërmjet Bologna dhe Lazio.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)