Como shkaktoi surprizën e madhe në këtë edicion të Kupës së Italisë, duke siguruar biletën në gjysmëfinale, pasi eliminoi Napolin në stadiumin “Maradona”. Vendimtare ishin goditjet e penalltive, ku miqtë fituan me rezultatin 8-7, teksa loja e rregullt u mbyll në barazim 1-1.
Como kaloi në avantazh në minutën e 39-të. Olivera shkaktoi penallti pas një ndërhyrjeje ndaj Gutiérrez në zonë, ndërsa Baturina u tregua i saktë nga pika e bardhë. Në fillimin e pjesës së dytë, kampionët e Italisë reaguan menjëherë. Vergara realizoi në minutën e 46-të, duke rikthyer baraspeshën. Megjithatë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund të kohës së rregullt dhe fituesi u vendos nga 11-metërshat.
Nga penalltitë, Lukaku dhe Perrone gabuan fillimisht për dy ekipet, ndërsa goditja vendimtare ishte ajo e Lobotka-s, i cili u ndal nga portieri Butez. Como feston kështu kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, për herë të parë pas 40 vjetëve. Skuadrën e Fabregas e pret përballja me favoritët e Interit. Në anën tjetër, Napolit dhe Antonio Conte-s i mbetet vetëm gara në kampionat.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)