Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës pësuan humbje minimale në ndeshjet e para “play-off” të Conference League. Skuadra nga Kosova dhe kuqezinjtë që përfaqësojnë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë shpresa edhe 90 minuta për të synuar mrekullinë.
Drita ëndërroi për 94 minuta, por në fund u dorëzua përballë sllovenëve të Celje. Avantazhit të dyfishtë të miqve në pjesën e parë, me rrjetat e Kucys dhe dardanit Avdyli, Drita iu përgjigj me rrjetat e Krasniqit në të 59-ën dhe Balaj në të 75-ën. Por kjo nuk mjaftoi, pasi në minutën e katërt shtesë, Celje shënoi golin e fitores 3-2 me Poplatnik.
Shkëndija nuk ia doli përballë turqve të Samsunspor. Sfida në Shkup përfundoi me fitoren 1-0 të miqve dhe u vulos nga rrjeta e Marius në minutën e 77-të. Ndeshjet e kthimit në Conference League për Dritën dhe Shkëndijën do të luhen më 26 shkurt.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)