Një javë për t’u harruar për Juventus, që pësoi humbjen e parë në shtëpi këtë sezon në Serie A, teksa u mposht 2-0 nga Como. Protagonist absolut i mbrëmjes ishte mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili realizoi një gol spektakolar dhe u shpall lojtari i ndeshjes.
Sfida në “Allianz Stadium” nisi me një rast për vendasit, por Como goditi i pari në minutën e 12-të. Pas një gabimi në mesfushë, Vojvoda mori topin dhe lëshoi një goditje të fortë në shtyllën e parë, duke mposhtur portierin Michele Di Gregorio. Goli i tij tronditi bardhezinjtë, që u shfaqën të pasigurt në mbrojtje gjatë gjithë pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë, miqtë vulosën fitoren me një kundërsulm model, të finalizuar nga Maxence Caqueret pas asistit të Lucas Da Cunha. Juventusi provoi të reagojë, por pa sukses.
Me këtë fitore, Como i afrohet ndjeshëm zonës europiane dhe i shkon vetëm një pikë larg Juventusit, ndërsa Vojvoda merr meritat si lojtari më i mirë i takimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)