Rey Manaj duket se po kalon një moment të mirë me rikthimin e tij në ekipin e Sivasspor në ligën e dytë të futbollit turk.
Sulmuesi i kombëtares ka gjetur një gol dhe dha një asist në ndeshjen ku ekipi i tij fitoi me rezultatin e thellë 4-1 përballë Sakaryaspor.
Në fakt ylli i ndeshjes ishte shqiptari tjetër i Sivasspor, Ethemi, i cili arriti të gjente rrugën e rrjetës dy herë.
Forma e mirë e Rej Manaj është dhe një lajm i mirë për Kombëtaren, e cila në mars do të zhvillojë ndeshjet vendimtare për një vend në botërorin e futbollit.
Sivasspor është pjesë e Ligës së dytë Turke dhe pas kësaj fitoreje kjo skuadër e sheh veten në vendin e 14 me 35 pikë pas 27 ndeshjeve të zhvilluara në këtë sezon.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)