Një debat i nisur për një penallti të mohuar gjatë ndeshjes Atalanta–Napoli përfundoi në dhunë familjare në Napoli.
Një 35-vjeçare u arrestua nga policia pasi goditi me thikë bashkëshortin e saj 40-vjeçar, duke menduar se sharjet e tij para televizorit ishin drejtuar ndaj saj.
Sipas rindërtimit të ngjarjes nga hetuesit, gruaja fillimisht e kërcënoi burrin duke i kërkuar të largohej nga shtëpia. Pas refuzimit të tij, ajo i hodhi në drejtim një palë gërshërë dhe më pas mori një thikë kuzhine duke e plagosur në brinjë.
Ndërsa i plagosuri telefononte 112 dhe më pas 118, 35-vjeçarja vijoi t’i hidhte mjete prerëse, ku një prej thikave u gjet e ngulur në mur nga patrulla e mbërritur në vendngjarje.
Gruaja u arrestua për “dhunë në familje” dhe “plagosje të rëndë”, si edhe u denoncua për mbajtje të armës së ftohtë, pasi në çantë iu gjetën edhe tre thika. I plagosuri ndodhet i shtruar në Ospedale del Mare dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)