Pjesëmarrja e suksesshme e Dritës së Gjilanit dhe Shkëndijës së Tetovës në kupat e Europës, i ka shpërblyer edhe financiarisht dy skuadrat shqiptare. Sipas raportit të përfitimeve nga pjesëmarrja në grupin e Conference League, aty ku arritën edhe kualifikimin në fazën “play-off”, këto ekipe kanë përfituar së bashku 12,3 milionë euro.
Drita ka siguruar për arkat e klubit 6,3 milionë euro, ndërsa Shkëndija 6 milionë euro. Këtu nuk llogariten të ardhurat nga ndeshjet kualifikuese. Shifra të tilla financiare, të përfituara nga UEFA për pjesëmarrjen, rezultatet e arritura dhe kualifikimin mes 24 më të mirave, duhet të shërbejnë si një leksion për skuadrat e kampionatit shqiptar.
Deri më tani, UEFA ka akorduar 2,93 miliardë euro shpërblime për 108 skuadrat kontinentale që kanë marrë pjesë në fazën e grupeve në Champions, Europa League dhe Conference League.
Pesë ligat më të mëdha: Anglia, Spanja, Gjermania, Italia dhe Franca kanë përfituar së bashku 1,8 miliardë euro, ose e thënë ndryshe 61% e shifrës. Në krye janë nëntë skuadrat angleze, që kanë përfituar 566,8 milionë euro. Pas tyre pozicionohen 8 skuadra spanjolle me 357,2 milionë.
Shtatë ekipe gjermane kanë marrë mbi 331 milionë euro, italianet mbi 298 dhe francezet 248 milionë. Të gjitha skuadrat e ligave të tjera të marra së bashku kanë përfituar 1,13 miliardë euro nga çmimet e UEFA-s.
Foto: Drita FC
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)