Tifozëve të Torinos tashmë iu ka sosur durimi me paraqitjet e fundit të ekipit të tyre në Serie A.
Për këtë arsye, një grup prej tyre ka organizuar një protestë aspak të zakontë, ku në qendër ishte presidenti Urbano Cairo, të cilin e fajësojnë për merkaton e munguar në këtë sezon.
Mediat raportojnë se disa tifozë të Torino kanë shkuar në dyert e klubit dhe kanë shkarkuar aty një kamion me jashtëqitje. Më pas ata kanë vendosur një pankartë në kangjella ku shkruhej “Jeni m..t si Cairo”.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta teksa policia ka nisur hetimet për identifikimin e tifozëve të përfshirë në këtë incident dhe përballjen e tyre me drejtësinë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)