Champions League: Luhet “klasikja” e Europës Man. City-Real, PSG sfidon Chelsea
Atalanta gjen në rrugën e saj Bayern Munchen, Barcelona do të provojë forcat përballë anglezëve të Newcastle. Ndeshjet e para të fazës së 1/8 do të luhen më 10 dhe 11 mars.
Shorti i fazës së 1/8 të Champions League rezervoi duele spektakolare. Më kryesori lidhet me sfidën ndërmjet Manchester City dhe Real Madrid. Përballjet ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë aq të shpeshta në edicionet e fundit, sa praktikisht kjo ndeshje është kthyer në një “klasike” të Europës.
Fituesi i këtij çifti do të ndeshet në çerekfinale me skuadrën që do të jetë më e mira në përballjen ndërmjet Bayern Munchen dhe Atalantës, me këta të fundit që janë skuadra e vetme italiane e mbetur në garë.
Nga krahu i majtë i tabelës, një tjetër sfidë e madhe është edhe ajo ndërmjet kampionëve në fuqi të Paris Saint Germain kundër anglezëve të Chelsea. Fituesi i këtij çifti do të përballet në çerekfinale me fituesin e duelit Galatasaray-Liverpool.
Foto: UEFA
Në krahun e kundër të rrugës drejt finales së Champions në Budapest, Barcelona do të ketë përballë anglezët e Newcastle. Duel tjetër shumë interesant është edhe ai ndërmjet Atletico Madrid dhe Tottenham. Surpriza Bodo/Glimt do të synojë një tjetër mrekulli, këtë herë kundër Sporting Lisbon, ndërsa Leverkusen do të sfidojë Arsenalin.
Ndeshjet e para të fazës së 1/8 do të luhen më 10 dhe 11 mars, ndërsa takimet e kthimit do të luhen në datat 17 dhe 18 mars.
Foto: UEFA
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)