Dinamo dhe Egnatia janë dy skuadrat e fundit që siguruan vendin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Blutë fituan 2-0 edhe në ndeshjen e kthimit me Tiranën. Neziri dhe Guindo me golat e shënuar në secilën pjesë të lojës i dhanë suksesin ekipit të Ilir Dajës.
Dinamo kishte fituar me të njëjtin rezultat edhe në takimin e parë, duke triumfuar plotësisht në derbin e Kupës. Egnatias në anën tjetër i mjaftoi barazimi 0-0 përballë Teutës. Rrogozhinasit arritën të menaxhonin me kujdes avantazhin 2-1 të sfidës së parë të luajtur në Durrës.
Dinamo dhe Egnatia i bashkohen në gjysmëfinale Elbasanit dhe Vllaznisë. Verdheblutë arritën të përmbysnin Partizanin dhe fituan 3-1, duke e siguruar vendin mes katër më të mirave të Kupës në sfidën e luajtur në kryeqytet. Ndërkohë, Vllaznia festoi suksesin 2-1 ndaj Bylisit, pasi kishte fituar minimalisht edhe ndeshjen e parë.
Foto: LSA
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)