E pazakontë në Gjermani, tifozi hyn në fushë dhe shkul prizën e VAR-it
Në ndeshjen që po luhej në Koln, gjyqtari Felix Bickel u pa në një moment se e kishte të pamundur të shqyrtonte në ekran pamjet e një faulli të dyshimtë në zonën e penalltisë së Preussen, sepse ekrani i sistemit VAR ishte hequr nga priza.
Një incident i pazakontë ka ndodhur në Gjermani duke bërë që ndeshje e Bundesliga 2 të ndërpritet. Sipas mediave në vend, të dielën teksa luhej sfida Preussen Munster - Hertha Berlin, një fans i vendasve, që kishte mbuluar fytyrën me maskë shkëputi nga priza një monitor të sistemit VAR që ndihmon gjyqtarin për analizimin e pamjeve filmike të episodeve të dyshimta gjatë ndeshjes.
Në ndeshjen që po luhej në Koln, gjyqtari Felix Bickel u pa në një moment se e kishte të pamundur të shqyrtonte në ekran pamjet e një faulli të dyshimtë në zonën e penalltisë së Preussen.
Bickel shkoi te ekrani me udhëzim nga VAR, por u përball me një ekran të fikur. Assistenti i VAR Katrin Rafalski u detyrua në këto kushte të jepte vendimin për incidentin, duke i komunikuar gjyqtarit kryesor të sfidës se kishte mjaftueshëm kontakt për të akorduar një penallti për miqtë dhe Fabian Reese e ktheu atë në gol, në minutën e katërt të kohës shtesë të pjesës së parë.
Have you ever seen anything like this?
During 2.Bundesliga match between Munster & Hertha Berlin, fans disrupted game by unplugging VAR cable.
Hertha had been awarded penalty, but ref was unable to review footage on monitor. VAR made call from Cologne.pic.twitter.com/2obPcAi040
— Sacha Pisani (@Sachk0) March 9, 2026
Jannis Heuer barazoi për vendasit vetëm një minutë pas fillimit të periudhës së dytë, por ishte një tjetër goditje në kohën shtesë për Pruessen, pasi zëvendësuesi Marten Ëinkler doli nga stoli për të shënuar golin e fitores për kryeqytetasit në minutën e 93-të.
Fitorja e çon Herthën në vendin e gjashtë në tabelën e Bundesligës së Dytë dhe e lë Preussen në vendin e 14-të, megjithëse ata janë të barabartë me pikë me Greuther Furth, të cilët mbajnë vendin e play-off për rënie nga kategoria.
Foto: Preussen Munster
"Një tifoz i maskuar nga seksioni aktiv i tifozëve hyri në mënyrë të paligjshme në fushë dhe shkëputi pajisjet teknike", tha pas ndeshjes klubi i Preussen Munster në një deklaratë në faqen e tyre në rrjetet sociale.
"Preussen Munster shpreh keqardhje për incidentin dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për të identifikuar dhe sjellë autorin/autorët para drejtësisë. Për më tepër, janë marrë masa të menjëhershme për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen. Gjetjet fillestare tregojnë se ky ishte një veprim i planifikuar. Një banderolë me këtë qëllim u shfaq në zonën vendase menjëherë pas mosfunksionimit teknik. Më vonë u raportua se një banderolë ishte zbuluar ku shkruhej 'Shkëputni prizën e VAR'”, thuhet më tej në komunikatën e klubit gjerman.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)