Kombëtarja e Iranit ka vendosur të tërhiqet nga Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Amerikë.
Vendimi u konfirmua nga ministri iranian i Sportit, Ahmad Donjamali, i cili në një intervistë televizive deklaroi se Irani nuk ka ndërmend të marrë pjesë në një turne që zhvillohet në SHBA, në mes të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Por nëse Irani tërhiqet nga ajo që do të ishte Kupa e Botës e katërt radhazi, kush do të jetë zëvendësuesi i tij.
Më e mundshme mendohet të jetë një ekip tjetër nga Konfederata Aziatike e Futbollit, Iraku, i cili mund të sigurojë kualifikimin gjithsesi përmes një ndeshjeje eliminatore këtë muaj ose Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat nuk u kualifikuan në eliminatore.
Ajo që është e qartë është se kjo shton pasigurinë rreth një turneu që tashmë përballet me shqyrtim të hollësishëm lidhur me sigurinë, financimin dhe çmimet e biletave.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)