Real dhe PSG prenotojnë çerekfinalet, vazhdon përralla Bodo/Glimt
Madrilenët shkatërruan 3-0 Man. City me tripletën e Valverde, parizienët mposhtën 5-2 Chelsea-n. Pasi eliminuan Interin, norvegjezët gjunjëzuan 3-0 Sportingun e Lisbonës.
Real Madridi hodhi një hap të madh drejt çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve pasi mposhti Manchester City me rezultatin 3-0. Sfida e parë e fazës së 1/8-ave në “Bernabeu” nuk kishte histori. Protagonisti absolut ishte Federico Valverde, i cili realizoi tripletën që vendosi fatin e takimit.
Mesfushori uruguaian shënoi në minutat 20, 27 dhe 42 duke i dhënë epërsi të qartë skuadrës së Arbeloa-s. Në pjesën e dytë, portieri Gianluigi Donnarumma priti penalltinë e Vinicius në të 58-ën, ndërsa Manchester City do të tentojë përmbysjen e madhe më 17 mars, në ndeshjen e kthimit në “Etihad”.
Paris Saint-Germain gjithashtu është shumë pranë kualifikimit në çerekfinale, pas fitores spektakolare 5-2 ndaj Chelsea. Francezët kaluan dy herë në avantazh me Barcola dhe Dembélé, por londinezët barazuan fillimisht me Malo Gusto dhe më pas me Enzo Fernandez. Lëvizja fituese për parizienët ishte aktivizimi nga stoli i Kvaratskhelia. Ylli gjeorgjian ishte protagonist absolut në çerekorëshin e fundit të ndeshjes me dy gola dhe një asist, duke vulosur fitoren 5-2 të PSG.
Ndërkohë, surpriza më e madhe e këtij edicioni mbetet Bodo/Glimt. Skuadra norvegjeze vazhdon përrallën e saj në Champions League, duke mposhtur edhe Sportingun me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë. Pas eliminimit të Interit në fazën “play-off”, ata dominuan edhe portugezët me golat e Fet, Blomberg dhe Hogh. Tani norvegjezëve u mjafton të rezistojnë në ndeshjen e kthimit në Lisbonë, për të arritur një kualifikim historik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)