Ndeshja e shumëpritur e “Finalissima-s” mes Spanja dhe Argjentina do të zhvillohet në “Santiago Bernabéu” në Madrid, pasi u vendos që të largohet nga Katari për arsye sigurie dhe organizative.
Fillimisht, përballja ishte planifikuar të luhej më 27 mars në Doha. Megjithatë, sipas mediave spanjolle, situata e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe disa vështirësi logjistike e bënë të pamundur zhvillimin e ndeshjes atje.
Për këtë arsye, organizatorët vendosën ta zhvendosin ndeshjen në Evropë, duke zgjedhur në fund stadiumin legjendar të Real Madrid.
Fillimisht, përfaqësuesit e Argjentinës nuk ishin dakord me zhvillimin e ndeshjes në Madrid, pasi kjo do t’i jepte Spanjës një avantazh si skuadër vendase. Megjithatë, shumica e stadiumeve kryesore evropiane ishin tashmë të rezervuara për ndeshje të tjera ndërkombëtare gjatë asaj fundjave, çka bëri që “Santiago Bernabéu” të mbetej zgjidhja më e mundshme.
Për Argjentinën, kjo do të jetë hera e parë pas dy vitesh që luan në këtë stadium. Ndeshja e fundit e zhvilluar aty ishte një miqësore spektakolare ndaj Brazili në mars të vitit 2024, e cila përfundoi me rezultatin 3-3.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)