Barcelona, “manita” ndaj Sevilla-s, plus 4 nga Reali
Barcelona ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 5-2 Sevillan dhe duke rikthyer diferencën prej katër pikësh në krye të La Liga.
Barcelona ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në kampionat, duke mposhtur me rezultatin 5-2 Sevillan dhe duke rikthyer diferencën prej katër pikësh në krye të La Liga.
Ylli i mbrëmjes ishte braziliani Raphinha, i cili realizoi një tregolësh dhe udhëhoqi Barcelonën drejt një fitoreje bindëse ndaj skuadrës andaluziane.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e tetë, kur João Cancelo u rrëzua në zonë dhe gjyqtari akordoi penallti. Raphinha e shndërroi atë në gol me një goditje elegante “Panenka”, duke shënuar golin e tij të parë në kampionat që nga janari. Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër penallti u akordua pas prekjes së topit me dorë nga José Ángel Carmona, dhe Raphinha realizoi sërish për 2-0.
Dominimi i katalanasve vazhdoi dhe në minutën e 30-të Dani Olmo shënoi golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë. Sevilla arriti të ngushtojë diferencën në fundin e pjesës së parë falë një goli të Oso.
Në pjesën e dytë, Barcelona e vulosi fitoren kur Raphinha kompletoi tregolëshin pas një asistimi nga Fermín López. Më pas ishte radha e Cancelo-s të shënonte golin e pestë për vendasit.
Në minutat e fundit, Djibril Sow shënoi një gol ngushëllues për Sevillën. Me këtë sukses, Barcelona regjistroi fitoren e 15-të radhazi në shtëpi dhe vazhdon serinë e gjatë pa humbje ndaj Sevillës në fushën e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)