Botërori 2026, nesër hidhet shorti i grupeve në Uashington
Nga përbërja e vazove deri te kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë: udhëzuesi i plotë i eventit më të rëndësishëm të futbollit që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada. Ceremonia prej orës 18:00.
Starti i Kupës së Botës 2026 është gjithmonë e më pranë dhe nesër, të premten më 5 dhjetor, do të përcaktohet zyrtarisht përbërja e grupeve të turneut. Shorti do të mbahet në ora 18:00 (me orën shqiptare) në Uashington. Eventi do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026 në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Shqipëria ende nuk e ka siguruar pjesëmarrjen - gjithçka do të vendoset në ndeshjet “play-off” të muajit marsi - por pozicioni i mundshëm i kuqezinjtë në vazo tashmë është i përcaktuar.
SI FUNKSIONON SHORTI
Botërori 2026 do të ketë 48 skuadra. Deri tani janë kualifikuar 42 përfaqësuese, ndërsa gjashtë ekipe të tjera - duke përfshirë edhe Shqipërinë - do të marrin pjesë në short si “skuadra X”, pasi ndeshjet e “play-off” ende nuk janë luajtur. Shorti do të zhvillohet në Qendrën për Artet Performuese “John F. Kennedy” në Uashington.
* Do të krijohen 12 grupe, secili me 4 skuadra.
* FIFA ka zyrtarizuar 4 vazo me nga 12 kombëtare.
* Shqipëria, edhe pse nuk është ende e kualifikuar, e ka të sigurt vazon ku bën pjesë.
* Kalendari i ndeshjeve me stadiumet dhe oraret do të publikohet të shtunën, më 6 dhjetor.
Foto: FIFA
PROCEDURA E SHORTIT
* Shorti do të nisë me kombëtaret e vazos së parë.
* Vendet pritëse kanë pozicion të fiksuar në grupet:
Meksika → Grupi A
Kanadaja → Grupi B
SHBA → Grupi D
* Pjesa tjetër e skuadrave të vazos së parë (p.sh. Spanja, Argjentina) do të shpërndahen në grupet e mbetura sipas pozicionimit në renditjen botërore.
* E njëjta logjikë do të zbatohet edhe për skuadrat e vazove 2, 3 dhe 4.
* Brenda secilit grup, pozicioni i skuadrës përcaktohet nga një skemë fikse tërheqjeje, sipas vazos dhe grupit ku vendosen.
* Qëllimi është të sigurohet një shpërndarje e balancuar dhe shmangia e përballjeve të skuadrave më të forta që në fazat e para.
SKUADRAT ENDE TË PAKUALIFIKUARA
Në vazon e katërt, aty ku do të vendoset Shqipëria nëse kualifikohet nga faza “play-off” janë përfshirë:
Jordania
Kepi i Gjelbër
Curaçao
Gana
Haiti
Zelanda e Re
* Fituesit e “play-off” do të paraqiten në short si “X”
Fituesit e “play-off” europian:
Rruga A: Italia / Irlanda e Veriut / Uellsi / Bosnja dhe Hercegovina
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)