Botërori 2026, Shqipëria e nis në Meksikë në 04:00 të mëngjesit dhe e mbyll me Japoninë në stadiumin e Dallasit
Tifozët kuqezi do të duhet të sakrifikojnë gjumin nëse duan të shohin tre ndeshjet e fazës së grupeve, të Kombëtares Shqipare në Botëror, nëse djemtë e Silvinjos do të kualifikohen më tej përmes fazës play off.
FIFA ka publikuar sot datat, oraret dhe stadiumet për të 12 grupet e turneut, pas shortit të mbajtur të premten në Uashington dhe rrjedhimisht edhe Shqipëria ka mësuar se ku mund të luajë nëse siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.
Të dyja përfaqësueset, Shqipëria dhe Kosova, kanë mundësinë të sigurojnë një vend në finalet e mëdha përmes play-off-it të UEFA-s, i cili do të zhvillohet në fund të marsit 2026. Shqipëria duhet të mposhtë Poloninë në gjysmëfinale dhe më pas fituesin e çiftit Ukrainë–Suedi për të arritur në fazën finale.
Në rast të kualifikimit, kuqezinjtë do të vendosen në Grupin F, ku rivalë do të jenë Holanda, Japonia dhe Tunizia, kundërshtarë të fortë dhe me traditë në arenën ndërkombëtare.
Nëse kuqezinjtë sigurojnë një vend në Kupën e Botës, ndeshjet do t’i zhvillojnë në SHBA dhe Meksikë, me orare të pazakonta për tifozët shqiptarë.
Ndeshja 1: Shqipëri – Tunizi
Data: 15 qershor 2026
Ora: 04:00 e mëngjesit
Stadiumi: Monterrey, Meksikë
Ndeshja 2:Shqipëri – Holandë
Data: 20 qershor 2026
Ora: 19:00
Stadiumi: Houston, SHBA
Ndeshja 3: Shqipëri – Japoni
Data: 26 qershor 2026
Ora: 01:00 e mëngjesit
Stadiumi: Dallas, SHBA
Foto: FIFA
Kuqezinjtë pritet të përballen me një nga grupet më sfiduese të turneut, ndërsa tifozët shqiptarë do të duhet të sakrifikojnë gjumin për të ndjekur ndeshjet në orare të pazakonta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)