Situata për mesfushorin e Kombëtares, Nedim Bajrami, po shfaqet më e komplikuar sesa dukej fillimisht. Futbollisti i Rangers vuan një problem muskulor, por trajneri i skuadrës skoceze, Dani Rohl, pohoi se dëmtimi mund të jetë më i rëndë nga sa mendohej në momentet e para.
Edhe pse kontrollet fillestare treguan vetëm një tërheqje muskulore, sipas Rohl ndjesitë brenda klubit janë shqetësuese. “Ndoshta në fund rezulton të mos jetë serioz, por për tani, po na duket më keq se sa prisnim,” u shpreh tekniku gjerman. Stafi mjekësor i gjigandëve skocezë po e monitoruar me kujdes gjendjen e Bajramit.
Në ditët në vijim pritet të kryhen analiza të specializuara për të përcaktuar me saktësi shkallën e lëndimit dhe afatet e rikuperimit. Dëmtimi erdhi në një moment tepër të pafavorshëm për 25-vjeçarin, i cili vetëm së fundmi kishte arritur të fitonte vendin titullar te Rangers dhe po tregonte një formë në rritje.
Dëmtimi i Bajramit përbën shqetësim edhe për Kombëtaren, e cila mbështetet te kreativiteti dhe ritmi i tij në mesfushë. Shqipëria do të luajë në muajin mars kundër Polonisë, në gjysmëfinalet e “play-off”, për një biletë në Botërorin 2026.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)