Ernest Muçi po vijon formën e mirë në Superligën Turke, duke u shfaqur sërish protagonist me fanellën e Trabzonsporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shënoi një gol teksa dha një asist në humbjen 4-3 ndaj Genclerbirligi në transfertë.
24-vjeçari kontribuoi fillimisht në minutën e 50-të, kur një krosim i tij u shndërrua në gol nga Felipe Augusto, duke bërë që Trabzonspori të realizonte golin e dytë të ndeshjes. Më pas, në minutën e 67-të, Muçi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar dhe e ngushtoi diferencën në 4-3.
Pavarësisht paraqitjes së mirë të sulmuesit shqiptar, Trabzonspor nuk arriti të përmbyste rezultatin dhe u largua pa pikë nga kjo sfidë. Sulmuesi kuqezi u ngjit në kuotën e 7 golave sezonalë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)