Viti i Ri “zakon” i vjetër, Anis Mehmeti shënon në Angli
Anis Mehmeti ka nisur në mënyrë perfekte vitin e ri, duke realizuar gol në fitoren e thellë 5-0 të Bristol City ndaj Portsmouth, çka e çon sulmuesin kuqezi në kuotën e 8 golave këtë sezon.
Anis Mehmeti e ka startuar në mënyrën më të mirë të mundshme vitin e ri, duke qenë protagonist në fitoren bindëse të Bristol City. Sulmuesi kuqezi gjeti rrugën e rrjetës në triumfin 5-0 ndaj Portsmouth, duke konfirmuar formën e tij pozitive në Championship.
Me këtë realizim, Mehmeti shkon në kuotën e 8 golave në 25 ndeshje të zhvilluara këtë sezon. Ky është sezoni i tij i katërt me fanellën e Bristol City, ku ka fituar besimin e stafit teknik dhe ka qenë një nga lojtarët më konstantë të skuadrës.
Megjithatë, pavarësisht paraqitjeve të mira dhe statistikave pozitive, sulmuesi ende nuk ka marrë një ftesë nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho. Ky i fundit ka deklaruar se konkurrenca e fortë dhe “trafiku” i madh në repartin ofensiv kanë ndikuar në mungesën e thirrjes për Mehmetin.
Forma e vazhdueshme e sulmuesit mbetet gjithsesi një sinjal i fortë për të ardhmen, ndërsa pritshmëritë për një grumbullim të mundshëm me kuqezinjtë vazhdojnë të mbeten të larta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)