Mario Mitaj në “radarët” e Atletico Madrid. Ky është lajmi më i fundit që qarkullon në Spanjë, në këtë periudhë të merkatos së transferimeve të dimrit. Sipas spekulimeve, drejtuesit e klubit “colchoneros” kanë nisur ta studiojnë yllin e përfaqësueses shqiptare, si alternativë për tu përforcuar.
Megjithatë, për 22-vjeçarin ka interes edhe nga klube të tjera nga La Liga spanjolle, por mbi të gjitha nga Premier League angleze. Emrat e ekipeve të tjera të interesuara ende nuk janë bërë publike.
Edhe pse nuk ka luajtur në tre ndeshjet e fundit me radhë, mbrojtësi shqiptar është titullar i padiskutueshëm të Al Ittihad. Ai ishte një prej protagonistëve të titullit kampion në Arabi gjatë sezonit të kaluar, në ekipin ku luajnë emra të mëdhenj të futbollit, si Karim Benzema, N'Golo Kanté, Fabinho apo Steven Bergwijn dhe Danilo Pereira.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)