Ardon Jashari ka shkruar një faqe të veçantë historie në futbollin belg, duke fituar “Këpucën e Artë” 2025, pavarësisht se ishte pjesë e garës vetëm për gjysmën e sezonit.
Një arritje që e bën suksesin edhe më të jashtëzakonshëm dhe që thekson ndikimin e jashtëzakonshëm që mesfushori pati me fanellën e Club Brugge përpara transferimit të tij te Milani.
Në një sezon ku favoritë konsideroheshin emra të konsoliduar si Hans Vanaken dhe Christos Tzolis, Jashari arriti të bindë votuesit vetëm me paraqitjet e tij në muajt e parë të vitit.
Rregullorja e çmimit bëri që pas transferimit në Serie A, ai të mos ishte më pjesë e raundeve të tjera të votimit, duke grumbulluar pikë vetëm në një fazë. Megjithatë, ai gjysmë sezoni rezultoi i mjaftueshëm për ta shpallur lojtarin më të mirë të vitit në Belgjikë.
Fakti që një lojtar arrin të fitojë çmimin më prestigjioz individual në Belgjikë vetëm me gjysmë sezoni loje, tregon jo vetëm nivelin e tij të lartë, por edhe gjurmën e fortë që Ardon Jashari la në futbollin belg, përpara se të niste kapitullin e ri me Milanin, ku ende nuk e ka nisur aventurën e tij për shkak të një dëmtimi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)