Shorti i Ligës së Kombeve: Buzëqesh Shqipëria, Kosova gjen Austrinë dhe Izraelin
Shqipëria do të synojë të fitojë grupin, për tu kualifikuar në play-off, si një rrugë alternativë drejt Europianit 2028, por edhe që të rikthehet menjëherë në Ligën B.
Shqipëria ishte me fat në shortin e Ligës së Kombeve, të hedhur në Bruksel. Kombëtarja do të luajë në Ligën C, dhe si kokë serie u klasifikua në Grupin 1.
Goglat vendosën që kundërshtarët e kuqezinjve të jenë Finlanda, Bjellorusia dhe San Marino. Kjo bën që vetëm finlandezët të jenë rivalët e vërtetë të përfaqësueses. Shqipëria do të synojë të fitojë grupin, për tu kualifikuar në play-off, si një rrugë alternativë drejt Europianit 2028, por edhe që të rikthehet menjëherë në Ligën B.
Foto: UEFA
Në këtë nivel do të luajë Kosova, e cila siguroi ngjitjen pas performancës së shkëlqyer të edicionit të kaluar. Shorti vendosi që dardanët të luajnë në Grupin 3, me kundërshtarë si Izreali, Austria dhe Republika e Irlandës.
Foto: UEFA
Mjaft të bukura do të jenë duelet në Ligën A: në Grupin 1, Franca sfidon Italinë dhe Belgjikën. Në Grupin 2 është dueli Gjermani-Holandë, në Grupin 3 Spanja do të sfidojë Kroacinë dhe Anglinë, ndërsa në Grupin 4, Portugalia do të jetë përballë Danimarkës.
Foto: UEFA
Me ndryshimet që ka bërë UEFA në formatin e turnout, 4 ndeshjet e para në grupe do të luhen nga data 24 shtator deri më 6 tetor. Dy sfidat e mbetura të Ligës së Kombeve do të zhvillohen në periudhën nga data 12 deri më 17 nëntor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)