Anis Mehmeti nuk ka humbur kohë për të lënë gjurmë me fanellën e Ipswich Town, duke realizuar golin e tij të parë vetëm pak javë pas transferimit gjatë merkatos së dimrit.
Mehmeti, sërish titullar, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 20-të të sfidës në transfertë ndaj Wrexham, duke barazuar shifrat. Futbollisti kuqezi u tregua i vëmendshëm në zonë, duke përfituar nga një top i mbetur dhe duke e shtyrë sferën në rrjetë në momentin e duhur.
Ky gol ka peshë të veçantë, pasi erdhi përballë një rivali direkt në zonën “play-off” të Championship, një skuadër me ambicie të mëdha për ngjitjen në elitë dhe e sponsorizuar nga aktorët e njohur të Hollivudit Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney.
Për Mehmetin, ky ishte goli i nëntë sezonal në kampionat. Tetë realizimet e para ai i kishte shënuar me fanellën e Bristol City në fazën e parë të sezonit, duke konfirmuar formën e tij të mirë dhe duke dhënë sinjale pozitive për vazhdimësinë me Ipswich-in.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)