Futbolli turk duket se është abitati natyral i Rey Manaj-t. Sulmuesi i Kombëtares vazhdon të shkëlqejë në kampionat, duke qenë protagonist absolut me Sivasspor.
28-vjeçari kuqezi dha një asist dhe shënoi golin që vulosi fitoren 4-1 të skuadrës së tij përballë Sakaryaspor. Pasimin vendimtar për golin ia dha shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, Valon Ethemi, prej minutës së gjashtë të ndeshjes. Më tej, në të 92-ën, Manaj festoi edhe golin e tretë në katër ndeshje prej transferimit te Sivasspor gjatë merkatos së dimrit.
Ethemi në anën tjetër, e mbylli këtë ndeshje me dy gola të realizuar. Një festë e jashtëzakonshme edhe për ish-lojtarin e Dinamos dhe Kukësit. Falë dyshes shqiptare, Sivasspor i është larguar zonës së rënies nga kategoria në Ligën e Parë turke.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)