Shqipëria shkruan historinë edhe në bodybuilding. Sportisti i përfaqësueses kuqezi, Xhesi Loci u rendit në vendin e tretë dhe fitoi medalje bronzi në Kampionatin Botëror të Bodybuilding, që u zhvillua në Khobar të Arabisë Saudite.
Ai konkurroi në kategorinë Men’s Physique 179cm, duke u ndarë me vetëm 1 pikë nga vendi i parë dhe me pikë të barabarta me sportistin që u pozicionua në vendin e dytë. Pavarësisht pengut për diferencën kaq të ngushtë, të gjithë këto elementë japin optimizëm për vazhdimësinë e karrierës së 26-vjeçarit.
KOKSH
Një tjetër rezultat shumë i mirë i arritur në Botërorin e Bodybuilding ishte edhe vendi i 5-të i regjistruar nga Seldjan Çani, në kategorinë Fit Classic Physique 175cm. Ekipi Kombëtar i Fitness&Bodybuilding e mbylli vitin 2025 në arenën ndërkombëtare me 7 medalje ari, 2 argjendi dhe 6 bronzi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)