“Run for Indipendence”, edicioni i 5-të i Maratonës së Vlorës
Më tepër se 600 sportistë pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Europa në gjysmë maratonën e qytetit bregdetar, të zhvilluar edhe në kuadër të festave të nëntorit.
Bashkia e Vlorës dhe Federata Shqiptare e Atletikës, zhvilluan për të 5-tin vit me radhë gjysmë maratonën, “Run for Indipendence”, në kuadër të festave të Nëntorit. Në këtë aktivitet morrën pjesë mbi 600 sportistë dhe vrapues nga Shqipëria, por edhe Europa. Ata garuan në kategoritë 5km, 10km dhe 21km.
Të pranishëm në këtë aktivitet të kthyer në traditë për Vlorën ishin Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, Kryetarja e Bashkisë, Brunilda Mersini, Presidenti i Federatës së Atletikës, Izmir Smajlaj, anëtari i kryesisë Vladimir Gjoni, deputetja e Vlorës, Zamira Sinaj, themeluesi i Maratonës së Vlorës, Klevis Kaso, si edhe Drejtoresha e Klubit Flamurtari, Elona Hasanaj.
KOKSH
Në përfundim të konkurrimit, për të gjithë fituesit sipas kategorive të ndryshme u shpërndanë shpërblime në vlera të ndryshme monetare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)