Shqipëria ka dy yje të sportit edhe në elitën e hokejit amerikan, NHL, që përfshin skuadrat më të mira të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Ata janë vëllezërit Arbër dhe Florian Xhekaj.
Arbëri është emër i njohur në NHL prej afro tre viteve, duke u shndërruar në terrorin e kundërshtarëve, mbi të gjitha pas sherrit me “të fortin” e akullit, Zack Kassian. Ky i fundit njihej si sportisti, që bazuar në rregullat e lojës së hokejit niste sherre dhe rrihte të gjithë kundërshtarët.
Kjo ndryshoi kur u përball me djaloshin me origjinë shqiptare, Arbër Xhekaj, i cili triumfoi në betejën mes tyre. Mes ovacioneve të publikut dhe respektit të fituar nga tifozët, pasi mposhti figurën më të urryer të hokejit, ylli shqiptar u shndërrua në një fenomen mediatik.
Tashmë në gjurmët e tij është edhe Florian Xhekaj. Ai i’u bashkua skuadrës së Montreal Canadiens , aty ku aktivizohet edhe vëllai i madh. 21-vjeçari debutoi mes më të mirëve të hokejit, e madje regjistroi edhe sherrin e tij të parë në akull, ku e fitoi duelin.
Ikonike ishin pamjet e shpërndara vetëm pak ditë më parë, se si Arbëri mësonte vëllain e vogël që të luftonte në akull nëse do të ishte nevoja.
Dy vëllezërit Arbër dhe Florian Xhekaj me origjinë nga Drenica janë kthyer në yjet e NHL amerikan, jo thjesht për aftësitë e tyre të lojës në hokej, por mbi të gjitha edhe për faktin se nuk lejojnë asnjë kundërshtar ti nëpërkëmbë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)