Briken Calja kampion absolut i Ballkanit, vendos rekord në shkëputje
35-vjeçari fitoi tre medalje të arta në eventin e zhvilluar në Durrës. Me 335kg të ngritura në total dominoi plotësisht garën dhe konfirmoi se është kthyer në formën më të mirë.
Briken Calja konfirmohet si një prej sportistëve më të mëdhenj shqiptarë të dekadave të fundit dhe një kampion absolut i peshëngritjes. Shtangisti nga Elbasani dominoi peshën deri në 79kg në Kampionatin Ballkanik, duke u shpallur kampion absolut.
Federata e Peshëngritjes
Ai fitoi medaljen e artë në shkëputje, ku vendosi edhe rekord të ri Ballkani me 150kg të ngritura në shtangë. Më pas, Calja u pozicionua në krye edhe në shtytje, me 185kg. Medalja e tretë e artë ishte në dygarësh, ku ngriti në total 335kg. Një arritje e jashtëzakonshme për 35-vjeçarin, i cili duket se është rikthyer në formën më të mirë pas dëmtimeve të muajve të fundit, që nuk e kishin lejuar të rivalizonte si duhej në arenën ndërkombëtare.
Federata e Peshëngritjes
Briken Calja është një prej peshëngritësve më të mirë në historinë e Shqipërisë. Në vitin 2018, ai u shpall kampion i trefishtë Europe, teksa në 2019-ën ishte kampion i Europës në shkëputje dhe fitues i dy medaljeve të argjendit. Mes medaljeve dhe titujve të pafund, ylli kuqezi është shpallur në vitin 2021 kampion bote në shkëputje, teksa në atë event fitoi edhe dy medalje argjendi në shtytje dhe dygarësh.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)