Ndërron jetë legjenda e boksit kosovar, Nazif Gashi

Ish-boksieri i njohur i Prishtinës, Nazif Gashi ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në moshën 74-vjeçare. Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarët e tij.

10.12.2025. 10:56

Ndërron jetë legjenda e boksit kosovar, Nazif Gashi

Sporti kosovar është zhytur në zi pas lajmit të hidhur për vdekjen e Nazif Gashit, njërit prej ikonave më të mëdha të boksit në Kosovë.

Gashi ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në sportin shqiptar.

Nazif Gashi ishte pjesë kyçe e gjeneratës së artë të ekipit të Prishtinës, i cili dominoi arenën e boksit në ish-Jugosllavi gjatë viteve 1970–1980. Me paraqitjet e tij brilante, ai u shndërrua në simbol suksesi dhe frymëzimi, duke ngritur lart emrin e Kosovës dhe Shqipërisë në turnetë vendore dhe ndërkombëtare.

Largimi i tij nga jeta lë një boshllëk të madh në sportin kosovar, por kujtimi dhe arritjet e tij do të mbesin përgjithmonë pjesë e historisë së boksit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)