E papërmbajtshme edhe në moshën 41-vjeçare, Lindsey Vonn fluturon dhe fiton në St. Moritz

Legjenda amerikane shkëlqeu në provën e parë sezonale të skive alpine. U rikthye në garat e shpejtësisë pas tërheqjes në vitin 2019 dhe operacionit në gju.

12.12.2025. 16:14

E papërmbajtshme edhe në moshën 41-vjeçare, Lindsey Vonn fluturon dhe fiton në St. Moritz

Në provën e parë sezonale të disiplinës së skive alpine, Lindsey Vonn shkëlqeu sërish. Legjenda amerikane e skive, në moshën 41-vjeçare, triumfoi në zbritjen e St. Moritz-it në Zvicër, me kohën 1’29”63. Ajo la pas, me më tepër se një sekondë distancë austriaken Magdalena Egger, ndërsa vendin e tretë e mori bashkëkombësja e saj Puchner me kohën 1’30”79.

Paraqitja e Lindsey Vonn ishte thjesht spektakolare. Pas tërheqjes në vitin 2019 dhe operacionit në gju, rezultati konfirmon se amerikania mbetet gjithmonë konkurruese dhe mes skiatoreve pretendente në disiplinat e shpejtësisë. Qëllimi i saj është i qartë: pjesëmarrja dhe triumfi në Lojërat Dimërore “Milano-Cortina 2026”.

Me këtë rezultat, Lindsey Vonn bëhet skiatorja më e moshuar që fiton një garë të Kupës së Botës në ski alpin. Kjo është fitorja e saj numër 83 në karrierë, në një bilanc mbresëlënës prej 139 podiumesh dhe 218 renditjesh në “top 10 gjatë 20” sezoneve në Kupën e Botës. “Ka qenë një ditë fantastike, jam tepër e lumtur dhe shumë e emocionuar. Këtë verë ndihesha mirë, por nuk isha e sigurt sa e shpejtë isha. Tani besoj se e di”, tha Vonn pas garës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)