Përcillet mes homazheve ikona e komentimit sportiv shqiptar, Ismet Bellova
Janë mbajtur sot në Tiranë homazhet në nderim të Ismet Bellovës, zërit legjendar të komentimit të ndeshjeve të futbollit, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 91-vjeçare.
Homazhet u zhvilluan nga ora 10:00 në hollin e Radio Televizionit Shqiptar, ku familjarë, kolegë, sportdashës dhe personalitete të medias i dhanë lamtumirën ikonës së komentimit sportiv. Më pas, Bellova u përcoll për në banesën e fundit.
Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës përbën një humbje të madhe për sportin dhe median shqiptare. Kujtimi dhe trashëgimia e tij do të mbeten të gjalla te brezat që ai edukoi, te dëgjuesit që e ndoqën për dekada me radhë dhe në historinë e sportit shqiptar, ku emri i tij zë një vend nderi.
Bellova e nisi rrugëtimin e tij në sport herët, që në vitin 1948, kur u shpall kampion i vendit për të rinj në pingpong. Historia e tij me transmetimet sportive shqiptare nisi më 29 nëntor 1950, me komentimin e ndeshjes Dinamo–Partizani 1–0, finalja e Kupës së Shqipërisë, duke shënuar fillimin e një karriere të gjatë dhe të suksesshme në Radio Tirana.
Për kontributin e jashtëzakonshëm në sport, arsim dhe gazetari, Ismet Bellova u nderua me tituj dhe dekorata të shumta, ndër të cilat “Mësues i Popullit”, Urdhri “Naim Frashëri” Klasi I dhe i Artë, Urdhri i Punës Klasi I, “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Urdhri Olimpik”, “Mirënjohja e Tiranës”, “Nderi i Sportit Dibran”, si dhe titulli “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit”.
Në vitin 2004 u krijua Çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive. Ai u vlerësua gjithashtu me Çmimin e Karrierës në TVSH, dy herë me Çmimin “Anton Mazreku”, si dhe me Mikrofonin e Artë në TVSH, duke u konfirmuar si një nga figurat më të shquara të gazetarisë sportive shqiptare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)