Skandal me shpërblimet, Këshilli i Ministrave “sakaton” peshëngritjen
Sipas ndryshimit të 30 dhjetorit 2025, përllogariten vetëm rezultatet në dygarësh. Ligji mban ende firmën e ish-zv.kryeministrit Ahmetaj, që prej dy vitesh e gjysmë është në arrati.
Shpërblimet për sportistët elitarë, për arritje të larta në arenën ndërkombëtare, ishte një prej ligjeve që ndryshoi fytyrën e sportit në Shqipëri. Prej përcaktimit të bonuseve financiare, vendi ynë siguroi medaljet e para olimpike me mundjen, por edhe tituj botërorë dhe europianë edhe në disiplina të tjera si peshëngritje, atletikë apo gjimnastikë.
Megjithatë, në Botimin e Fletores Zyrtare, të botuar së fundmi me ndryshime më 30 dhjetor 2025, është regjistruar një skandal që rrezikon të shkatërrojë punën e mirë, të bërë deri më tani. Më e prekura nga të gjitha është peshëngritja.
Bazuar “në kriteret për mënyrën e shpërblimit dhe trajtimit të sportistëve që përfitojnë statusin e nivelit të lartë”, në pikën 4/1 përcaktohet se: “Sportisti shpërblehet financiarisht vetëm për një rezultat sportiv të arritur në veprimtaritë ndërkombëtare zyrtare si Kampionat Botëror, Europian e Ballkanik”.
Foto: Federata e Peshëngritjes
Pikërisht aty erdhi edhe goditja për peshëngritjen, ku përcaktohet se “sportisti i klasifikuar në dygarësh shpërblehet vetëm për rezultatin përfundimtar në masën 100%”. Kjo do të bënte që titujt kampionë bote apo europe në stile të veçanta si shkëputje dhe shtytje të mos vlerësohen.
Goditja nga VKM-ja e ndryshuar erdhi si një goditje specifikisht për peshëngritjen, sport që vetëm në vitin 2025 i solli Shqipërisë 60 medalje ndërkombëtare. Për ta bërë edhe më absurd ndryshimin e paparalajmëruar në shpërblimet për sportin, dokumenti mban emrin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili prej korrikut 2023 është në arrati, pasi kërkohet nga drejtësia për “shpërdorim detyre” në lidhje me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit.
Foto: Federata e Peshëngritjes
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
FSHF njofton se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri. Federata ka disa paralajmërime për tifozët shqiptarë që duan të ndjekin këtë takim.
Hoffenheim nuk ka ndërmend të heqë dorë shpejt nga shërbimet e sulmuesit dhe ka vendosur një vlerë të konsiderueshme për kartonin e tij, rreth 30 milionë euro.
Legjenda e golfit Tiger Woods është liruar me kusht pas arrestimit të tij me akuzën e drejtimit të makinës nën ndikimin e alkoolit pasi përplasi makinën e tij në një aksident në Florida.
Sipas mediave ukrainase, disa anëtarë të ekipit dhe stafit teknik të kombëtares kanë rënë pre e një grabitjeje në dhomat e zhveshjes gjatë qëndrimit të tyre në Benidorm të Spanjës, ku po përgatiteshin për gjysmëfinalen e play off-it ndaj Suedisë.
Komente (0)