Vitin e ardhshëm pritet të rritet çmimi i telefonave

Çmimet e smartfonëve pritet të rriten vitin e ardhshëm, pasi mungesa e memorieve po shtyn prodhuesit drejt kostove më të larta.

Burimi: CNN

05.12.2025. 15:22

Vitin e ardhshëm pritet të rritet çmimi i telefonave

Përveç kamerave të sofistikuara dhe ekranëve gjigandë, memoriet mund të jenë pjesa që do të rrisë çmimet e smartfonëve vitin e ardhshëm. Kjo nuk ndikon vetëm telefonat, por çdo pajisje që përdor memorie, nga tabletët deri te smartwach-et.

Rritja e çmimeve të memorieve lidhet me faktin se prodhuesit kryesorë po përqendrohen në qendrat e të dhënave për inteligjencën artificiale, ku kërkesa për memorie është në rritje të madhe. Analistët e Counterpoint Research e përshkruajnë situatën si “shumë të vështirë dhe të ngarkuar në të gjithë sektorin”.

Sipas International Data Corporation, tregu i smartfonëve pritet të shënojë një rënie prej 0.9% në 2026 për shkak të mungesave të memorieve, ndërsa çmimet e tyre për konsumatorët mund të rriten 30% në tremujorin e katërt të 2025 dhe 20% më shumë në fillim të vitit 2026.

Prodhuesit e teknologjisë si Meta, Microsoft dhe Google po zgjerohen fuqishëm për të përmbushur kërkesat për AI, ndërsa kompania Micron njoftoi largimin nga biznesi i memorieve për konsumatorët për shkak të kërkesës së lartë për qendrat e të dhënave. Samsung gjithashtu konfirmoi mungesë furnizimi për memorje mobile dhe PC.

Analistët paralajmërojnë se çmimet e telefonave mund të rriten sidomos për smartfonët.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)