Bota në krizë nga nafta, makina elektrike thyen rekord shitjesh
Xiaomi po vazhdon të bëjë bujë në tregun automoblistik kinez: Model i saj elektrik SU7 ka regjistruar 15,000 porosi në vetëm 34 minuta pas prezantimit të versionit të ridizajnuar.
Ndërsa bota është zhytur në krizë nga rritja e çmimit të naftës, ka një treg që po përfiton nga situata e krijuar, madje po tërheq edhe më tepër të ardhura. Marka Xiaomi po vazhdon të bëjë bujë në tregun automoblistik kinez: Model i saj elektrik SU7 ka regjistruar 15,000 porosi në vetëm 34 minuta pas prezantimit të versionit të ridizajnuar.
Për ekspertët, ky fenomen tregon kapacitetin e jashtëzakonshëm të kompanisë për të rikonvertuar linjat e prodhimit me shpejtësi. Prodhimi i makinave nuk është si ai i smartfonëve, por Xiaomi duket se ka gjetur formulën e suksesit, duke kombinuar teknologjinë e baterive me zhvillimin softuerik.
Foto ilustruese
SU7 nuk është vetëm e shpejtë dhe e bukur, por edhe e fuqishme dhe ekonomike: kosto vetëm 27,500 euro për një makinë elektrike me autonomi deri në 902 km sipas ciklit kinez dhe shpejtësi maksimale 265 km/h. Makina ofron gjithashtu sisteme të avancuara asistence për drejtuesin dhe funksione të pazakonta, si frigorifer me tre nivele ftohjeje.
Për momentin SU7 nuk është e disponueshme në Europë, por nëse ndonjëherë do të vijë, ekspertët paralajmërojnë se mund të shkaktojë konkurrencë të fortë për prodhuesit lokalë. Xiaomi po provon se industria kineze është gati të ndryshojë rregullat e lojës në automoblistik, duke sjellë një kombinim të paprecedent të inovacionit dhe kapaciteteve prodhuese.
Foto ilustruese
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Në një përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi në rritje i teknologjisë dhe rrjeteve sociale, Austria po ndërmerr masa të forta ligjore dhe edukative që synojnë kufizimin e përdorimit të tyre në moshë të hershme.
Volkswagen Group ka nisur të tërheqë më shumë se 100 mijë automjeteve elektrike, pas identifikimit të një problemi në bateri që mund të shkaktojë zjarr në raste të rralla.
Një juri vendosi që Meta shkeli ligjin e Nju Meksikos në një çështje që akuzonte kompaninë për dështimin për të paralajmëruar përdoruesit për rreziqet e platformave të saj dhe për mbrojtjen e të miturve nga ngacmuesit seksualë.
Teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta dhe përtej dronëve, një valë e re inovacionesh po vjen në botën e robotikës, këtë herë me robotë me katër këmbë që mund të përdoren edhe nga individë të zakonshëm.
Një nga projektet më ambicioze infrastrukturore në Evropë, Tuneli i Brennerit, po përballet me vonesa të mëdha dhe rritje të ndjeshme të kostove, duke ngritur shqetësime për realizimin e tij.
BBC ka shkruar mbi denoncimet nga jashtë dhe brenda gjigantëve të teknologjisë së rrjeteve sociale lidhur me përmbajtje të palejueshme në rrjet. BBC thotë se ata i kanë lejuar këto publikime për shkak të konkurrencës nga Tik Tok.
Komente (0)