Presidenti Donald Trump ka reaguar ndaj atyre që ai i quan “aktorë të këqij” që po pengojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale në SHBA me rregullore të ekzagjeruara, sipas tij e kufizime dhe burokraci. Përmes një postimi në Truth Social, Trump paralajmëroi se brenda kësaj jave do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv të quajtur “One Rule”.
“Shtetet e Bashkuara duhet të kenë vetëm një rregullore nëse duam të vazhdojmë të kryesojmë garën e AI,” shkroi ai. “Ne po i mposhtim të gjitha vendet aktualisht, por kjo nuk do të zgjasë nëse 50 shtete, shumë prej tyre aktorë të këqij, përfshihen në rregulla dhe procese miratimi. AI do të shkatërrohet që në lindje”, shkroi ai.
Trump u shpreh se kompanitë nuk mund të kërkojnë 50 miratime të ndryshme sa herë duan të ndërmarrin një hap të ri, duke e cilësuar këtë model si “të pamundur për të funksionuar”.
Gjatë fushatës, ai premtoi ta kthejë SHBA-në në kryeqendrën botërore të Bitcoin-it dhe inteligjencës artificiale, duke synuar çrregullimin e politikave kufizuese të vendosura nga administrata Biden.
Vitin e parë të rikthimit të tij në detyrë, tregjet kishin shfaqur shenja pozitive, sidomos kompanitë e lidhura me Bitcoin dhe AI, megjithëse javët e fundit janë prekur nga rënie dhe diskutime mbi ekzistencën e një “flluske” të mundshme në sektorin e AI.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)