Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar një masë të re fiskale që synon të rimbushë arkën shtetërore nga të ardhurat e ulura nga taksat mbi karburantin. Sipas planit të qeverisë, nga viti 2028, të gjithë pronarët e makinave elektrike dhe hibride do të paguajnë një taksë bazuar në distancën që udhëtojnë, e njohur si “paguaj për milje”.
Për makinat elektrike, taksa do të jetë 0.03 paund për kilometër, ndërsa për modelet hibride të karikueshme, shuma ulet në 0.015 paund për kilometër. Ministrja e Financave, Rachel Reeves, theksoi se qëllimi i kësaj mase është që taksat të mos varen vetëm nga lloji i automjetit, por edhe nga përdorimi i tij. Paratë e mbledhura do të përdoren për mirëmbajtjen e rrugëve dhe autostradave në vend.
Sipas të dhënave të The Guardian, pritet që të ardhurat nga kjo taksë për periudhën 2028-2029 të arrijnë rreth 1,1 miliardë paund, ndërsa në fillimin e dekadës tjetër mund të afrohen me 1,9 miliardë paund.
Masat kanë ngjallur kritika nga industria automobilistike, e cila paralajmëron se kjo mund të ulë shitjet e makinave elektrike. Megjithatë, mbeten ende më shumë se dy vjet deri në hyrjen në fuqi të ligjit, dhe qeveria pritet të diskutojë me autoritetet rregullatore aspektet më të rëndësishme ligjore dhe operative të këtij taksimi të ri.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)