Evolucioni teknologjik po shënon një tjetër hap gjigant. Studiues të Universitetit Harvard kanë arritur të kontrollojnë një “kubit”, njësinë bazë të kompjuterikës kuantike, duke përdorur vetëm dritën dhe një pajisje sa pëllëmba e dorës. Ky avancim hap rrugën për krijimin e ruterit kuantik, i cili pritet të zëvendësojë ruterët tradicionalë Wi-Fi në vitet e ardhshme.
Ruterët kuantikë janë thelbësorë për infrastrukturën e internetit kuantik, një teknologji e re komunikimi që mbështetet në parimet e mekanikës kuantike, si superpozicioni dhe ndërthurja kuantike. Qëllimi nuk është rritja e shpejtësisë, por krijimi i një sistemi komunikimi praktikisht të paarritshëm për t’u përgjuar.
Në internetin kuantik, të dhënat ekzistojnë në disa gjendje njëkohësisht, duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë ndërhyrjen dhe duke mundësuar zbulimin e menjëhershëm të çdo tentativë për interceptim.
Sipas studiuesve, ruterët kuantikë do të ofrojnë lidhje më të zgjuara dhe shumë më të sigurta. Pajisja do të jetë në gjendje të identifikojë në çast çdo sulm kibernetik, të parandalojë kërcënimet para se të ndodhin dhe të dërgojë informacion vetëm përmes kanaleve plotësisht të sigurta.
Kjo teknologji e re, që shfrytëzon fotonet kuantike për komunikim, pritet të bëhet pjesë e përdorimit shtëpiak brenda pak vitesh, duke sjellë një epokë të re të internetit të padiskutueshëm dhe të papërgjuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)