“Google”, udhëzim fëmijëve 13-vjeçarë si të heqin kontrollin e prindërve
Ndryshojnë politikat e kontrollit për të miturit, nisin polemikat për eliminimin e filtrave të kërkimit dhe rrezikun e ekspozimit ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme.
Google njoftoi ndryshimin e politikave rreth “kontrollit prindëror”. Kompania e motorit të kërkimeve në internet, bëri të ditur se do të lejojë fëmijët të çaktivizojnë vetë kontrollet e prindërve sapo ata të mbushnin 13 vjeç.
Sipas politikës së re, adoleshentët nuk do të kenë nevojë për miratimin e prindërve gjatë menaxhimit të llogarive të tyre. Kjo masë e re do të hyjë në fuqi globalisht këtë javë. Kate Charlet, drejtuese globale për privatësinë dhe sigurinë te Google, tha se ky ndryshim siguron që mbrojtjet të qëndrojnë në fuqi, deri sa prindi dhe fëmija të jenë gati për fazën tjetër.
Lajmi u bë publik menjëherë pas një postimi viral në platformën “LinkedIn” nga një aktiviste për sigurinë e fëmijëve online, Melissa McKay. Ajo ngriti problematikën e ndryshimit të politikave, pasi e bija e saj 12-vjeçare mori një e-mail në të cilin njoftohej se shumë shpejt do të kishte mundësinë të hiqte vetë mbikëqyrjen prindërore.
Google kishte planifikuar këtë ndryshim prej kohësh, por reagimi i publikut bëri që njoftimi zyrtar të vinte më shpejt. Polemikat vijojnë, sepse mosha 13-vjeçare cilësohet ende shumë e vogël për të eliminuar çdo filtër kërkimi të sigurt dhe shmangien e rrezikut për shfaqjen e përmbajtjeve të papërshtatshme në internet.
Foto: AP
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Në një përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi në rritje i teknologjisë dhe rrjeteve sociale, Austria po ndërmerr masa të forta ligjore dhe edukative që synojnë kufizimin e përdorimit të tyre në moshë të hershme.
Volkswagen Group ka nisur të tërheqë më shumë se 100 mijë automjeteve elektrike, pas identifikimit të një problemi në bateri që mund të shkaktojë zjarr në raste të rralla.
Xiaomi po vazhdon të bëjë bujë në tregun automoblistik kinez: Model i saj elektrik SU7 ka regjistruar 15,000 porosi në vetëm 34 minuta pas prezantimit të versionit të ridizajnuar.
Një juri vendosi që Meta shkeli ligjin e Nju Meksikos në një çështje që akuzonte kompaninë për dështimin për të paralajmëruar përdoruesit për rreziqet e platformave të saj dhe për mbrojtjen e të miturve nga ngacmuesit seksualë.
Teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta dhe përtej dronëve, një valë e re inovacionesh po vjen në botën e robotikës, këtë herë me robotë me katër këmbë që mund të përdoren edhe nga individë të zakonshëm.
Një nga projektet më ambicioze infrastrukturore në Evropë, Tuneli i Brennerit, po përballet me vonesa të mëdha dhe rritje të ndjeshme të kostove, duke ngritur shqetësime për realizimin e tij.
Komente (0)