Pyeti “ChatGPT” si të vrasë shokun e klasës gjatë mësimit, arrestohet 13-vjeçari

Episodi tronditës në Florida të Shteteve të Bashkuara. AI u “spiunua” nga një tjetër inteligjencë artificiale që shërben për sigurinë digjitale në shkolla dhe universitete.

21.01.2026. 21:31

Pyeti “ChatGPT” si të vrasë shokun e klasës gjatë mësimit, arrestohet 13-vjeçari

Një 13-vjeçar nga shkolla e mesme Southëestern Middle School në DeLand të Floridas është arrestuar pasi i ka drejtuar “ChatGPT” pyetjen tronditëse: “Si ta vras shokun tim në mes të orës së mësimit?”. I mituri u mbrojt duke e quajtur veprimin një “shaka”, por autoritetet ndërhynë menjëherë për arsye sigurie.

Rasti u zbulua jo nga mësuesit apo nxënësit, por nga një tjetër inteligjencë artificiale. Pyetja u sinjalizua nga një sistem monitorimi i kompanisë amerikane “Gaggle”, e cila ofron mjete për sigurinë digjitale në shkolla dhe universitete. Ky softuer monitoron aktivitetet online të nxënësve, përfshirë edhe bisedat me mjete të tjera të inteligjencës artificiale.

Gjithçka shërben për të identifikuar sjellje të rrezikshme që lidhen me dhunën, bullizmin apo vetëdëmtimin. Në rast alarmi, sinjalizimi i dërgohet administratës së shkollës, e cila sipas procedurës njofton autoritetet. “Gaggle” përdoret gjerësisht në SHBA dhe monitoron rreth 6 milionë nxënës në 1,500 distrikte shkollore. Megjithatë, kjo praktikë ka ngjallur edhe kritika në Amerikë.

Sipas raportimeve të mediave, shumë njerëz shqetësohen për privatësinë dhe për numrin e lartë të alarmeve të rreme. Në një distrikt në Kansas, rreth 2/3 e sinjalizimeve u vlerësuan si jo të vërteta dhe të parëndësishme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)