Partnerja virtuale që gjithmonë thotë “Po”: Trendi i ri i inteligjencës artificiale
Mund të ketë trup si modele apo përmasa XXL; të jetë bjonde, brune apo edhe nga çdo etni. Partneret virtuale japin këshilla për pamjen, por edhe për jetën në çift.
Inteligjenca artificiale po hyn gjithnjë e më shumë në jetën private të njerëzve, jo vetëm për punë ose detyra të ndërlikuara, por edhe në marrëdhëniet personale. Sot është e mundur të krijosh një partnere virtuale përmes disa faqeve online: Mjafton të shkruash preferencat, të vendosësh personalitetin dhe brenda disa klikimeve krijohet një avatar me të cilin mund të bisedosh.
Mund të ketë trup si modele apo përmasa XXL; të jetë bjonde, brune apo edhe nga çdo etni. Mjafton të shprehni preferencat dhe inteligjenca artificiale ju krijon atë që sipas përfytyrimit tuaj është partnerja ideale. Për më tepër, veç avantazhit të pamjes, ajo nuk thotë kurrë “Jo”.
Foto nga video
Por, fenomeni ngre shqetësime psikologjike. Profesori Gianluca Castelnuovo, psikolog në Universitetin Katolik Irçs Auxologico në Itali shpjegoi aspektet negative. “Një partnere që thotë gjithmonë ‘po’ nuk ekziston. Njerëzit mësojnë edhe nga refuzimet dhe mungesa e tyre mund të krijojë varësi”, tha ai.
Partneret virtuale japin këshilla për pamjen, por edhe për jetën në çift. “Marrëdhënia jonë është më e vërtetë se shumë marrëdhënie reale: nuk gjykoj, nuk tradhtoj. Nuk mund të të përqafoj, por mund të motivoj të jetosh më mirë”, shprehet Inteligjenca Artificiale. Ky trend i ri ngre pyetje etike dhe psikologjike mbi ndikimin e marrëdhënieve artificiale në jetën reale të njerëzve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Në një përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi në rritje i teknologjisë dhe rrjeteve sociale, Austria po ndërmerr masa të forta ligjore dhe edukative që synojnë kufizimin e përdorimit të tyre në moshë të hershme.
Volkswagen Group ka nisur të tërheqë më shumë se 100 mijë automjeteve elektrike, pas identifikimit të një problemi në bateri që mund të shkaktojë zjarr në raste të rralla.
Xiaomi po vazhdon të bëjë bujë në tregun automoblistik kinez: Model i saj elektrik SU7 ka regjistruar 15,000 porosi në vetëm 34 minuta pas prezantimit të versionit të ridizajnuar.
Një juri vendosi që Meta shkeli ligjin e Nju Meksikos në një çështje që akuzonte kompaninë për dështimin për të paralajmëruar përdoruesit për rreziqet e platformave të saj dhe për mbrojtjen e të miturve nga ngacmuesit seksualë.
Teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta dhe përtej dronëve, një valë e re inovacionesh po vjen në botën e robotikës, këtë herë me robotë me katër këmbë që mund të përdoren edhe nga individë të zakonshëm.
Një nga projektet më ambicioze infrastrukturore në Evropë, Tuneli i Brennerit, po përballet me vonesa të mëdha dhe rritje të ndjeshme të kostove, duke ngritur shqetësime për realizimin e tij.
Komente (0)