Lamborghini Revuelto ka dalë në treg me një çmim që nis nga mbi 600,000 euro, por kjo nuk do të thotë që modeli hibrid plug-in me performancë të lartë është imun ndaj të papriturave. Përkundrazi, një numër i vogël makinash të këtij modeli po përjetojnë një problem me sistemin e kamerave të pasme dhe për këtë arsye kompania po i tërheq nga tregu.
Sipas Administratës Kombëtare të Sigurisë së Trafikut në Autostradat e SHBA-së, shtatë Revuelto nga modelet e viteve 2024 dhe 2025 mund të mos shfaqin imazhe nga kamera e pasme për shkak të një problemi me softuerin. Kjo do të thotë se ato nuk përputhen me standardet federale të sigurisë në lidhje me dukshmërinë nga mbrapa.
Raporti i tërheqjes së makinës nga tregu, tregon se problemi mund të ndodhë nëse shoferi zgjedh shpejt marshin prapa brenda një sekonde nga ndezja ose fikja e motorit. Ky është një skenar mjaft specifik, por mund të shkaktojë që ECU të dalë nga logjika e ekranit të kamerës.
Foto: Instagram/Lamborghini
Lamborghini e identifikoi problemin për herë të parë majin e kaluar dhe nisi një hetim. Muajin e kaluar, kompania përcaktoi se problemi përfshin “një version specifik të softuerit dhe konfigurim të automjetit” dhe më pas punoi për të identifikuar numrin e saktë të makinave të prekura.
Në total, vetëm shtatë automjete mendohet se janë prekur nga defekti. Ka diçka pozitive pasi zgjidhja është e thjeshtë, sepse shitësit thjesht do të përditësojnë softuerin për kamerën e pasme.
Makinat do të tërhiqen nga tregu më 26 mars dhe deri atëherë, pronarët mund të vazhdojnë të shijojnë sistemin e avancuar të fuqisë së makinës, i cili përbëhet nga një motor V12 6.5 litra me aspiratë natyrale dhe tre motorë elektrikë. Ky kombinim ofron një total prej 1,001 kuaj fuqi si dhe një shpejtësi maksimale mbi 350 km/orë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Në një përpjekje për të mbrojtur fëmijët nga ndikimi në rritje i teknologjisë dhe rrjeteve sociale, Austria po ndërmerr masa të forta ligjore dhe edukative që synojnë kufizimin e përdorimit të tyre në moshë të hershme.
Volkswagen Group ka nisur të tërheqë më shumë se 100 mijë automjeteve elektrike, pas identifikimit të një problemi në bateri që mund të shkaktojë zjarr në raste të rralla.
Xiaomi po vazhdon të bëjë bujë në tregun automoblistik kinez: Model i saj elektrik SU7 ka regjistruar 15,000 porosi në vetëm 34 minuta pas prezantimit të versionit të ridizajnuar.
Një juri vendosi që Meta shkeli ligjin e Nju Meksikos në një çështje që akuzonte kompaninë për dështimin për të paralajmëruar përdoruesit për rreziqet e platformave të saj dhe për mbrojtjen e të miturve nga ngacmuesit seksualë.
Teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta dhe përtej dronëve, një valë e re inovacionesh po vjen në botën e robotikës, këtë herë me robotë me katër këmbë që mund të përdoren edhe nga individë të zakonshëm.
Një nga projektet më ambicioze infrastrukturore në Evropë, Tuneli i Brennerit, po përballet me vonesa të mëdha dhe rritje të ndjeshme të kostove, duke ngritur shqetësime për realizimin e tij.
Komente (0)