Trump ndalon konfliktin e radhës, Kongo dhe Ruanda paqe në Shtëpinë e Bardhë

Kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump do të presë të mërkurën liderët e Kongos dhe Ruandës, në një përpjekje të fundit për arritjen e paqes mes dy vendeve në këmbim të investimeve.

Burimi: NEWSMAX

04.12.2025. 17:26

Trump ndalon konfliktin e radhës, Kongo dhe Ruanda paqe në Shtëpinë e Bardhë

Ndalimi i konflikteve në botë ka qenë një ndër premtimet e para të presidentit Donald Trump teksa mori mandatin e tij të dytë dhe këtë gjë vijon ta tregojë më së miri.

Sipas të dhënave më të fundit, mësohet se kreu i Shtëpisë së Bardhë, brenda kësaj jave, do të presë në një takim në Uashington liderët e Republikës Demokratike të Kongos dhe Ruandës në një tentativë për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.

Paul Kagame dhe Felix Tshisekedi pritet që zotimet e tyre, të rëna dakord muajin e kaluar, t’ia bëjnë përballë presidentit Trump në një marrëveshje paqeje që parashikon integrimin ekonomik të dy vendeve të pasura me minerale.

Analistët thonë se diplomacia amerikane ka ndaluar përshkallëzimin e luftimeve në Kongon lindore, por nuk ka arritur të zgjidhë çështjet thelbësore. Grupi rebel M23, i mbështetur nga Ruanda, pushtoi dy qytetet më të mëdha në Kongon lindore në fillim të këtij viti në një përparim të shpejtë që ngriti frikën e një lufte më të gjerë.

Megjithatë, marrëveshja mund të mos e ndryshojë menjëherë krizën humanitare në terren.

Administrata Trump ka diskutuar lehtësimin e miliarda dollarëve investime perëndimore në një rajon të pasur me minerale, në një kohë kur Uashingtoni po përpiqet globalisht të sigurojë aksesin e tij në mineralet kritike të kontrolluara nga rivali i tij, Kina.

Sipas marrëveshjes së mbështetur nga Trump, Kongo do të duhet të godasë një grup të armatosur që kundërshton M23, Forcat Demokratike për Çlirimin e Ruandës (FDLR) dhe Ruanda do të duhet të tërheqë forcat e saj nga Kongo.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)