Trazirat në Kapitol, FBI arreston të dyshuarin për vendosjen e bombave artizanale

FBI ka vënë në pranga një person në lidhje me bombat artizanale të vendosura në selitë e Partisë Demokratike dhe Republikane në Uashington para trazirave të 6 janarit në Kapitol

Burimi: AP

04.12.2025. 18:13

Trazirat në Kapitol, FBI arreston të dyshuarin për vendosjen e bombave artizanale

Byroja Federale e Hetimit në SHBA ka arrestuar një person në lidhje me bombave artizanale të vendosura jashtë selive të Partisë Republikane dhe Demokratike në Uashington në prag të trazirave që përfshinë Kapitolin më 6 janar të vitit 2021.

Ky arrestim vjen pas një hetimi 5 vjeçar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që kishte ngritur në alarm forcat e ligjit në atë kohë dhe që kishte nxitur një mori teorish konspiracioni mbi atë që mund të cilësohet si rrethimi i Kapitolit.

Sipas burimeve, i arrestuar është identifikuar si Brian Cole, një person që banonte në Woodbridge, Virginia, një periferi e Uashingtonit, DC.

Deri në këto momente ende nuk bëhen me dije akuzat me të cilat mund të përballet Cole.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)