BE gjobit X, reagon ashpër Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio e ka cilësuar një sulm ndaj kompanive dhe popullit amerikan, gjobën prej 140 mln USD që KE i vendosi kompanisë X së Elon Musk. Në një reagim Rubio shtoi se “epoka e censurimit të amerikanëve në internet ka marrë fund”.

Burimi: Al Jazeera

05.12.2025. 21:40

BE gjobit X, reagon ashpër Rubio: Sulm ndaj popullit amerikan

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka reaguar ashpër pasi Komisioni Evropian vendosi të gjobisë për më shumë se 140 milionë dollarë platformën X.

Sipas Rubios, kjo është një ndërhyrje e padrejtë ndaj kompanive amerikane dhe një sulm ndaj popullit amerikan.

“Gjobën prej 140 milionë dollarësh që vendosi Komisioni Evropian nuk e shoh vetëm si një sulm ndaj platformës X, por si një sulm ndaj të gjitha platformave teknologjike amerikane dhe ndaj popullit amerikan nga qeveri të huaja. Epoka e censurimit të amerikanëve në internet ka marrë fund”, shprehet Rubio.

Komisioni Evropian e gjobiti platformën e Elon Musk me 140 milionë dollarë, duke argumentuar se X ka shkelur detyrimet e transparencës të parashikuara nga Ligji për Shërbimet Digjitale.

Sipas vendimit, shkeljet lidhen me dizajnin mashtrues të “shenjës blu”, mungesën e transparencës në arkivin e reklamave dhe pamundësimin e aksesit të studiuesve në të dhënat publike.

Komisioni thekson se përdorimi i “shenjës blu” si status verifikimi pa kontroll real i mashtron përdoruesit, duke rritur rrezikun e imitimit dhe manipulimit nga persona keqdashës. Ndërkohë, DSA nuk kërkon verifikim të detyrueshëm, por ndalon platformat të japin informacion të rremë mbi verifikimin e përdoruesve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)