Administrata Trump zgjeron ndalimin e udhëtimit për qytetarët nga 30 shtete

Administrata Trump pritet të çojë në 30 listën e vendeve, qytetarëve të të cilëve do t’u ndalohet udhëtimi drejt Shteteve të Bashkuara. Vendimi vjen pas sulmit të fundit të një emigranti afgan ndaj forcave të Gardës Kombëtare.

Burimi: Fox News

06.12.2025. 17:01

Administrata Trump zgjeron ndalimin e udhëtimit për qytetarët nga 30 shtete

Administrata e Presidentit Donald Trump po përgatitet të zgjerojë listën e vendeve, qytetarët e të cilëve do t’u ndalohet udhëtimi drejt SHBA.

Sipas Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem në këtë listë do të jenë 30 shtete, teksa mësohet se arsyeja e këtij vendimi vjen pas incidentit të rëndë në Uashington ku një emigrant nga Afganistani u akuzua për sulmin ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare.

Në një intervistë për Fox Neës, Noem konfirmoi se presidenti po rishikon listën e vendeve që do të përfshihen në zgjerimin e ri, por refuzoi të jepte detaje të sakta. Ajo theksoi se kriteret kryesore për përfshirjen e një vendi në listë mbeten mungesa e stabilitetit politik dhe pamundësia e autoriteteve vendase për të ndihmuar SHBA-në në verifikimin e identitetit të udhëtarëve.

Ky hap pason ndalimin e qershorit, ku administrata kishte bllokuar udhëtimin për qytetarët nga 12 vende dhe kishte kufizuar hyrjen nga shtatë të tjera. Pas incidentit të fundit, kufizime shtesë janë vendosur për 19 vendet e prekura fillimisht, duke përfshirë Afganistanin, Somalinë, Iranin dhe Haitin.

Ndërkohë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare ende nuk ka konfirmuar se kur do të hyjë në fuqi ky ndalim.

Kritikët e akuzojnë administratën se po imponon masa të ashpra që prekin kolektivisht njerëz që kanë kaluar tashmë verifikime të gjera, ndërsa mbështetësit argumentojnë se siguria kombëtare kërkon kontroll më të rreptë.

Gjatë ditëve të fundit, qeveria ka pezulluar vendimet për azil, ka ngrirë përpunimin e përfitimeve të emigracionit për njerëzit nga vendet e prekura dhe ka ndaluar lëshimin e vizave për afganët që kanë bashkëpunuar me misionet amerikane.

Për më tepër, Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit njoftuan se do të shkurtojnë vlefshmërinë e lejeve të punës për refugjatët dhe personat me azil, duke detyruar aplikime më të shpeshta dhe verifikime më të rrepta.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)