Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës

Moska e vlerëson si të ngjashme me të sajën, strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, të nënshkruar nga Donald Trump, e cila kritikon Europën dhe parashikon zhdukjen e qytetërimit të saj.

Burimi: AP

07.12.2025. 14:45

Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës

Ndryshimet e Donald Trump në strategjinë e Sigurisë Kombëtare të SHBA, të cilat kritikojnë ashpër Evropën, duke vendosur theksin tek fshirja e qytetërimit janë në përputhje me vizionin e Moskës dhe mund të sigurojnë punë konstruktive me Amerikën mbi marrëvshjen e paqes në Ukrainë.

Kështu deklaroi këtë të dielë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cituar nga Tass.

"Rregullimet janë kryesisht në përputhje me vizionin tonë", vuri në dukje ai.

"Ndoshta mund të shpresojmë se kjo do të jetë një garanci modeste se do të jemi në gjendje të vazhdojmë në mënyrë konstruktive punën tonë të përbashkët për të gjetur një zgjidhje paqësore në Ukrainë."

Ndërkohë, Rusia po intensifikon operacionet ushtarake në disa zona të Ukrainës me një seri sulmesh të koordinuara të kryera duke përdorur dronë dhe raketa hipersonike, të cilat kanë arritur përsëri në kryeqytetin, Kiev.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)