Presidenti i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur zhgënjimin e tij në lidhje me angazhimit të homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelensky në lidhje me planin e paqes së propozuar nga SHBA.
“Jemi duke folur me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn. Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Mendoj se Rusia është dakord, por nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord, por popullit të tij i pëlqen”, u shpreh presidenti Trump.
Deklarata e fundit e presidentit amerikan duket se zbeh më shumë mundësitë për një paqe të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës.
I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg tha një ditë më parë se një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë është "shumë afër" dhe tani gjithçka varet nga zgjidhja e dy çështjeve kryesore, si e ardhmja e rajonit Donbas dhe termocentralit bërthamor Zaporizhia, më i madhi në Evropë dhe nën kontrollin rus.
Kellogg , i cili pritet të largohet nga posti i tij në janar, i tha Forumit Kombëtar të Mbrojtjes Reagan se përpjekjet për të zgjidhur konfliktin janë në "10 metrat e fundit", të cilat ai vuri në dukje se janë gjithmonë më të vështirat.
“Nëse i zgjidhim këto dy gjëra, mendoj se pjesa tjetër do të shkojë mjaft mirë”, tha ai të shtunën në Muzeun Presidencial Ronald Reagan në Simi Valley. “Po i afrohemi. Po i afrohemi vërtet”, shtoi ai. Kellogg gjithashtu e quajti shkallën e numrit të të vdekurve dhe të plagosurve në luftën në Ukrainë të tmerrshme dhe të pashembullt për një luftë rajonale.
Por presidenti Zelensky ka pasur mbështetjen e liderëve të BE, një pjesë e madhe e të cilëve po ashtu nuk e mbështesin dhënien e territorit ukrainas për Rusinë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)