Presidenti Donald Trump prezantoi së fundmi skemën e re që ofron viza të përshpejtuara amerikane për të huajt e pasur që mund të paguajnë të paktën 1 milion dollarë.
Programi quhet “Karta e Artë” dhe sipas Trump, do t’u japë blerësve një rrugë të drejtpërdrejtë drejt shtetësisë nëse plotësojnë kushtet. Ai tha se kjo do t’i ndihmojë kompanitë amerikane të mbajnë talentet më të mira.
Karta e Artë u prezantua për herë të parë në fillim të vitit dhe u ofron aplikuesve një vizë amerikane nëse ata mund të provojnë se do t’i sjellin përfitime të konsiderueshme vendit.
Programi premton leje qëndrimi në SHBA në “kohë rekord” dhe kërkon një pagesë prej 1 milion dollarësh nga individët, të cilat konsiderohen si provë e kontributit të tyre ekonomik.
Për bizneset që duan të sponsorizojnë punonjës, kostoja është 2 milionë dollarë, ndërsa shumë shpejt pritet edhe një version “platini” i kartës, me lehtësime të veçanta tatimore, që do të kushtojë 5 milionë dollarë.
Që kur u njoftua për herë të parë në shkurt, programi ka marrë kritika nga demokratët, të cilët thonë se skema favorizon padrejtësisht të pasurit.
Trump e ka krahasuar Kartën e Artë me kartat jeshile, të cilat u japin emigrantëve të drejtën të jetojnë dhe punojnë përgjithmonë në SHBA, megjithëse thekson se ky program synon profesionistët më të kualifikuar dhe njerëzit produktive.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)