Jack Smith, prokurori i Thaçit, në qendër të politikës së re të Trump për të ndalur financimin e gjykatave ndërkombëtare

Shtetet e Bashkuara po lëvizin drejt një ndryshimi të thellë në qasjen e tyre ndaj institucioneve gjyqësore ndërkombëtare, sipas një burimi të rëndësishëm afër Presidentit Trump që ka folur për Newsmax Balkans. Jack Smith, prokurori i Thaçit, mund të jetë një nga të “prekurit”.

12.12.2025. 19:58

Jack Smith, prokurori i Thaçit, në qendër të politikës së re të Trump për të ndalur financimin e gjykatave ndërkombëtare

Shtetet e Bashkuara po lëvizin drejt një ndryshimi të thellë në qasjen e tyre ndaj institucioneve gjyqësore ndërkombëtare, sipas një burimi të rëndësishëm afër Presidentit Trump që ka folur për Newsmax Balkans. Informacioni i transmetuar prej tij hedh dritë mbi diskutime të brendshme që lidhen me financimin amerikan për këto gjykata, rolin e prokurorit special Jack Smith dhe ndikimin e strukturave politike të administratave të mëparshme.

Jack Smith, Prokurori i Trump dhe çështjeve të motivuara politikisht

Sipas burimit, figura e Jack Smith ka qenë një prej pikave kyçe të debatit të brendshëm në Uashington. Smith, i cili drejtoi dy hetimet më të rëndësishme ndaj Donald Trump, çështjen e dokumenteve të klasifikuara në Mar-a-Lago dhe hetimin për 6 janarin, shihet nga administrata e re si simbol i një epoke procesesh që perceptohen si të motivuara politikisht.

Të dy procedurat u pezulluan pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë, një zhvillim që, sipas burimit, forcoi bindjen brenda administratës se hetimet nuk kanë qenë bazuar në ligj por të iniciuara nga konteksti politik.

Aparati politik i administratës së mëparshme dhe roli i Antony Blinken

Burimi shton se debati mbi gjykatat ndërkombëtare lidhet edhe me mënyrën se si administrata e Biden, e udhëhequr në politikën e jashtme nga ish-Sekretari i Shtetit Antony Blinken, ka përdorur instrumente juridike, sanksione dhe presion diplomatik në rajone të ndryshme, përfshirë Ballkanin.

Ky aparat, sipas tij, ka qenë shpesh i ndërtuar mbi rrjete influencash dhe interesa politike, duke krijuar tensione diplomatike dhe perceptime të një politike të jashtme të politizuar.

Në këtë kontekst, Jack Smith portretizohet si pjesë e një mekanizmi më të gjerë, të lidhur me strukturat e administratës së mëparshme dhe me aktorë ndërkombëtarë që kanë ushtruar ndikim mbi ngjarjet politike globale.

Rasti “Thaçi” dhe dimensioni ndërkombëtar i Jack Smith

Sipas burimit, diskutimet në Uashington përfshijnë edhe rolin e Smith në çështje me ndjeshmëri të lartë politike jashtë SHBA-së. Një prej tyre është procesi kundër ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej pesë vitesh përballet me akuza të ngritura gjatë kohës kur Smith drejtonte hetimet në Hagë, për kohën kur ishte drejtues i UÇK-së.

Ky rast ka shërbyer për administratën Trump, si shembull i përdorimit të strukturave gjyqësore ndërkombëtare në çështje ku ndërthuren politika, diplomacia dhe drejtësia.

Armiku i përjetshëm, George Soros, dhe ndikimi mediatik ndërkombëtar

Burimi për Newsmax Balkans thekson gjithashtu se një rrjet mediash të financuara nga fondacione të lidhura me George Soros kanë patur rol në formësimin e perceptimeve ndaj Trump, si në SHBA ashtu edhe në Ballkan. Sipas tij, ky ndikim mediatik është pjesë e të njëjtit zinxhir strukturash që ka ushqyer narrativën kundër ish-presidentit dhe ka mbështetur figurat që konsiderohen pjesë e establishmentit, përfshirë Jack Smith.

Rishikimi i financimit për gjykatat ndërkombëtare

SHBA ka financuar për dekada me radhë gjykata ndërkombëtare, dhoma speciale dhe struktura juridike me një total prej më shumë se 100 miliardë dollarësh. Burimi thekson se administrata e re e konsideron këtë model si të tejkaluar dhe financiarisht të paqëndrueshëm, duke analizuar mundësinë e ndalimit ose reduktimit të ndjeshëm të këtyre fondeve. Ky është një prej elementëve kryesorë të rishikimit të politikës së jashtme, ku prioritetet kombëtare dhe shmangia e përfshirjeve në dinamikat e brendshme të vendeve të tjera paraqiten si orientime kryesore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)